Sun, Nov 24, 2024

U qëllua për vdekje në një lokal në Kavajë, zbulohet identiteti i viktimës, pista kryesore dyshohet të jetë hakmarrja

  • PublishedMay 21, 2023

Kavaja është tronditur ditën e sotme, nga të shtënat me armë zjarri. Arjan Gosa është qëlluar për vdekje me plumb në kokë, në ambientet e një lokali.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se janë sekuestruar kamerat në zonë.

Gjithashtu bëhet me dije se shkak i kësaj vrasjeje dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes, pasi pak muaj më parë, Armand Gosa mbeti i vrarë pas një konflikti me Altin Rexhën me 29 mars të këtij viti. Viktimë ditën e sotme mbeti Arjan Gosa, pra vëllai i Armand Gosës.

“Një person është ekzekutuar brenda një lokali. Viktima është shtetasi Arjan Gosa vëllai i Armand Gosës i cili pak muaj më parë mbeti i vrarë pas një konflikti me shtetasin Altin Rexha, ku pas një konflikti me njëri –tjetrin mbetën të vrarë.  Arjan Gosa sot është  vrarë me një plumb në kokë. Një person dyshohet se është futur në  lokal dhe  e ka qëlluar me armë. Persona të tjerë gjithashtu ndodheshin në lokal. Autoritetet janë në mbledhjen e provave , janë sekuestruar kamerat e sigurisë gjithashtu janë shoqëruar persona që janë dëshmitarë okularë. Hetimi e lidh këtë ngjarje, me ngjarje e ndodhur pak muaj më parë, ku vëllai i tij u vra me shtetasin Altin Rexha. Edmond Gosa dhe Altin Rezha vranë njëri tjetrin pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin. Por ngjarja sapo ka ndodhur dhe këto janë hetime paraprake”, raportoi gazetari.

/vijon…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.