A është Ngjitëse Psoriaza? – Shkaqet dhe Trajtimi i Saj
Psoriaza nuk është një sëmundje ngjitëse, kështu që ajo nuk përhapet nga personi në person.
Shpërthimet e psoriazës përhapen në trup për shkak të një përgjigjeje të brendshme imune.
Pasi sistemi juaj imunitar sulmon qelizat e shëndetshme të lëkurës. Ky sulm shfaqet si skuqje në pjesë të ndryshme të trupit tuaj.
Kjo është edhe arsyeja pse është e rëndësishme të identifikoni shkaktarët dhe të gjeni një trajtim që mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave tuaja.
Llojet e psoriazës
Psoriaza në formë petëzash-Këto mund të shfaqen në të gjithë trupin. Por më së shpeshti shfaqen në lëkurën e kokës, gjunjë dhe bërryla.
Psoriaza guttate-Ky sulm shfaqet si skuqje në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Ato përhapen përgjatë krahëve, këmbëve dhe gjoksit tuaj. Disa njerëz gjithashtu përjetojnë shpërthime në fytyrë dhe kokë.
Psoriaza inverte-Këto njolla të kuqe të cilat janë të dhimbshme, përhapen kryesisht tek të pasmet, sqetullat dhe ijet tuaja.
Psoriaza eritrodermike-Karakterizohet nga njolla të kuqe të ndritshme që duken si djegie dhe përhapen shpejt në të gjithë trupin. Ato mund të shkaktojnë dridhje të pakontrollueshme dhe ënjtje në kyçet e këmbës. Ky lloj është shumë i rrallë dhe mund të jetë edhe kërcënues për jetën.
A mund ta parandaloni përhapjen e psoriazës?
Ndoshta! Por ju patjetër që mund të ndërmerrni hapa për të lehtësuar simotomat.
Filloni duke e mbajtur zonën e mrekur të pastër dhe pa grim e më pas të përdorni ilaçe qetësuese.
Por nëse ndjeni që jeni në prag të një shpërthimi është koha për të ushqyer lëkurën tuaj duke ngrënë shëndetshëm dhe të shmangni shkaktarët e mundshëm si djegia nga dielli, pickimet e insekteve dhe stresi.
Infeksionet dhe sëmundjet gjithashtu mund të jenë shkaktarë të psoriazës. Prandaj ndërmerrni hapa për të mbrojtur veten kurdo që të jetë e mundur.
Rezistojini dëshirës për të kruajtur zonat e prekura sepse mund t’a përhapni më tepër.
Gjithashtu ky veprim mund të çojë në infeksione një shpërthim afatgjatë. Sa më shpejt të qetësoni shpërthimin, aq më e ulët është mundësia që ai të përhapet.
Ekspertët këshillojnë hidratimin e lëkurës sa më shumë që të jetë e mundur në rast se nuk i rezistoni dot kruarjes.
Çfarë e shkakton shpërthimin e psoriazës?
Shkenca ende nuk e di me saktësi se çfarë e shkakton psoriazën.
Duket se mund të jetë një kombinim i gjenetikës, mjedisit dhe sistemit imunitar që vepron kundër qelizave të lëkurës.
Më poshtë AgroWeb.org rendit disa nga faktorët e zakonshëm:
- Stresi
- Moti i ftohtë
- Dëmtimet e lëkurës si djegia nga dielli, kafshimet e insekteve, e deri tek tatuazhet.
- Medikamente të caktuara
- Infeksione të ndryshme
- Alkooli
- Duhani
Deri më sot nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar plotësisht këtë sëmundje dhe përpjekja e tepërt për ta bërë këtë mund të jetë shumë stresuese./AgroWeb.org