Arrestimi i Fredi Belerit/ Ministri i Jashtëm grek nga Brukseli: Çështjen do ta ngre si shqetësim në Këshillin për Ballkanin Perëndimor
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, ka folur sërish për arrestimin e kandidatit fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Këtë herë nga Brukseli, Dendias ka thënë se çështja do të ngrihet Këshillin e Punëve të Jashtme.
“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Kështu do të kem mundësinë të ngre qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Gjithashtu do të takohem me homologun tim shqiptar. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante” , tha Nikos Dendias.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–