Indrit Hoxha takim me demokratët pas humbjes së 14 majit: Manipulimi i votës nuk ndalon analizën e rezultatit
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës në zgjedhjet e 14 majit, Indrit Hoxha, përmes një postimi në Facebook ka ndarë pamje nga një takim që ka zhvilluar me mbështetësit e tij.
Hoxha shkroi se gjatë takimit i ka falenderuar demokratët për mbështetjen si edhe ka nisur një proces analize të rezultatit, ndërsa u shpreh se e njëjta gjë duhet të ndodhë për të gjithë Shqipërinë.
Sipas tij edhe pse vota është manipuluar nga ai që e quajti “regjimi kriminal i Edi Ramës”, kjo nuk duhet të ndalojë analizën e detajuar për rezultatin zgjedhor.
Ne takim me demokratet e Vores , jo vetem per ti falenderuar per mbeshtetjen dhe angazhimin shembull ne 14 maj, por edhe per te hapur nje proces analize te rezultatit. E njejta gje duhet te ndodh per te gjithe Shqiperine. Sigurisht qe regjimi kriminal i Edi Rames ka manipuluar vota me te gjithe makinerine e tij shteterore, financiare dhe kriminale, por kjo nuk duhet te ndaloje analizen e detajuar per rezultatin zgjedhor. Duhet nje analize e thelle te te gjithe faktoreve te cilet varen nga ne ose qe nuk varen nga ne. Ne te kunderten ska rrugedalje. Faleminderit edhe njeher demokrateve te Vores dhe strukturave te partise ne Vore qe moren pjese ne kete bisedim shume frytdhenes nga i cili u nxorren te gjitha mesimet dhe linjat politike për ne vazhdim!
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–