Çështja Beleri/”Mashtrim skandaloz”, Dule kundërshton gazetaren: Nuk kam ardhur të dëgjoj përralla fëmijësh
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me arrestimin e kandidatit të opozitës për bashkinë Himarë, Fredi Beleri, për shit-blerje votash.
Gjatë emisionit Dule është përfshirë në një debat me gazetaren Klodiana Lala sa i përket dosjes së Belerit, duke i cilësuar deklaratat e saj si një mashtrim skandaloz dhe si përralla fëmijësh.
Sipas tij faktet e cituara nga Lala nuk korrespondojnë me atë që ndodhet në dosje, ndërsa gazetarja ka deklaruar se nuk ka përmendur asgjë që nuk ndodhet në dosje.
Pjesë nga debati:
Dule: Gjendemi para një skandali. Unë nuk kam ardhur të dëgjoj përralla fëmijësh. Këta janë vegla, një pjesë nga kolegët tuaj. Këtu kemi një mashtrim publik. Më vjen keq, me këtë nivel gazetarie nuk… Kemi një mashtrim publik. Thotë pas dhënies së parave në lokal u bë arrestimi, mashtrim skandaloz. Zonja po mashtron. Nuk ekziston në dosje asnjë fakt i tillë. Arrestimi i Kokaveshit është bërë pas atij të Belerit.
Lala: Nuk e tha njeri ndryshe.
Dule: Arrestimi i Kokaveshit nuk ka asnjë lidhje me lokalin dhe të infilturuarin. Vendosni videon ta shikojmë.
Lala: Ju po më fyeni zoti Dule.
Dule: Nuk po më lë të flas.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–