Sat, Nov 23, 2024

Debati i ashpër/ “Nuk u vodhën zgjedhjet”, Noka i kthehet gazetarit: Nuk je në terezi ti, duhet të bësh “restart”

  • PublishedMay 23, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 është përfshirë në një debat me gazetarin Denis Dyrnjaja për sa i përket rezultatit të 14 majit.

Dyrnjaja deklaroi se zgjedhjet nuk janë vjedhur, por vetëm manipuluar dhe se rezultati nuk ndryshon nga pretendimet që ka nxjerrë opozita për zgjedhjet.

Noka ka replikuar ashpër duke i thënë gazetarit se “nuk është në terezi” dhe se ka nevojë për një “restart” sepse është “bllokuar komplet”.

Pjesë nga debati:

Noka: Këto janë dokrra. 1.3 milionë zgjedhës janë syrgjynosur nëpër qendra të ndryshme. E faktuar kjo. 180 mijë zgjedhës kanë shkuar në QV dhe i thanë që nuk e kanë emrin aty. Nuk ka kurrë pjesëmarrje 100%. Ne prandaj kemi propozuar votimin e detyrueshëm.

Dyrnjaja: Nuk janë vjedhur zgjedhjet. Janë manipuluar por jo vjedhur. Rezultati nuk ndryshon nga ajo që pretendoni ju. Më sill prova këtu, nuk shoh prova. Ma sill një të vetme.

Noka: Do dalin, janë me qindra provat. Do i nxjerrë OSBE-ja.

Dyrnjaja: Mazhoranca ua la dopio gjashtën në dorë. Le t;i tërhiqnit komisionerët nëse do ishte kështu rezultati, por po prisnit rezultat.

Noka: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet ne. Nuk je në terezi ti zotëri. Duhet të të bëj restart se je bllokuar komplet.

Dyrnjaja: Unë nuk kam problem, le të shfryjë.

Noka: Unë hyra në zgjedhje pa logo mor zotëri.

Dyrnjaja: Mos të hyje, hyre për të fituar meqë e more këtë vendim.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.