Sat, Nov 23, 2024

Ekzekutimi i Arian Gosës/ Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit pas vetëdorëzimit: Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava!

  • PublishedMay 23, 2023

Pasi u vetëdorëzua, Habib Rexha ka dëshmuar në polici se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se Rexha ka deklaruar se i ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletë Arian Gosën.

“Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava”, ka thënë ai.

Më pas Rexha rrëfen se i ka kërkuar mikut të tij që të largohen dhe miku i tij e ka lënë diku në dalje të Kavajës. Dyshohet se autori ka qëndruar në Kukës këto 2 ditë.

“Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, ka deklaruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.