Wed, Nov 27, 2024

FOTOT/ E qëlloi me tek plumb në kokë, autori i vrasjes në Kavajë përdori dorën e majtë pasi…

  • PublishedMay 23, 2023

31-vjeçari Habib Rexha e qëlloi viktimën e tij me pistoletë, me dorën e majtë dhe vetëm me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja tronditëse ndodhi në një lokal në Kavajë. Rexha, dyshohet se pasi ka vëzhguar lëvizjet e viktimës, i riu i është afruar shënjestrës së tij në lokal dhe e ka qëlluar me armë, ku Arian Gosa ishte duke pirë kafe me babain e tij.

Rexha mësohet se ka qëlluar me të majtën për arsye se gishtërinjtë e dorës së djathtë nuk i ka pasi i ka humbur gjatë një shpërthimi kur ishte i vogël. Pas krimit, autori u largua nga vendngjarja, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.