“Luarasi”, publikohen gjetjet e Barometrit të Sigurisë, Dyrmishi: I shërbejnë politikëbërësve dhe studentëve
Gjetjet e Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor, i cili mat përceptimin e publikut për një gamë të gjerë çështjesh, të lidhura me sigurinë, sundimin e ligjit, drejtësinë dhe bashkëpunimin rajonal, u prezantuan këtë të martë në universitetin “Luarasi”. Pjesë e kontributit në edicionin e dytë të Barometrit Rajonal të Sigurisë është edhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, drejtori ekzekutiv i të cilit Arjan Dyrmishi paraqiti të dhënat.
Në barometrin rajonal, shumica dërrmuese e qytetarëve shprehet pro bashkëpunimit rajonal, përmes heqjes së barrierave doganore, lëvizjes së lirë dhe shkëmbimeve tregtare, ndërsa 40% e tyre shprehen se janë politikanët nacionalistë ata që e pengojnë bashkëpunimin rajonal.
Të dhëna e përftuara nga barometri shërbejnë për politikëbërësit, por edhe për studentët të cilët zhvillojnë praktikën e hulumtimit dhe mendimin kritik.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–