“Mundësitë janë më të mëdha se nevojat”, Edi Rama nga Kukësi: Arsyeja e fitores, patronazhistët, aktivistët dhe lëvizja mes të djathtëve
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin e falënderimit për zgjedhjet lokale të 14 majit në Kukës.
Ai mes të tjerash ai u shpreh se arsyet e një rezultati pozitiv në zgjedhjet e 14 majit, ishte puna e mirë e bërë nga patronazhistët, aktivistët dhe një lëvizje e ndodhur mes votuesve të djathtë, të cilën zgjodhën të votonin kandidatët e mazhorancës sepse zgjodhën të votonin ata që do bënin punën për komunitetet, ose nuk shkuan fare në QV.
Rama shtoi se kjo i vë të gjithë përballë sfidës së vështirë për të mbajtur premtimet, edhe pse paralajmëroi që jo çdo nevojë mund të përmbushet, pasi mundësitë nuk janë të pafundme.
“Aktivistët e patronazhistët kanë punuar shumë mirë, janë bërthama e organizimit tonë. Janë bashkuar të gjitha këto forca në një drejtim dhe u arrit një rezultat shumë pozitiv.
Një rol në rezultat ka luajtur edhe një lëvizje që ka ndodhur djathtas, sepse edhe ata që janë të djathtë, duke qenë se ishin zgjedhje lokale kanë menduar kush do bënte më shumë për komunitetin, edhe pse nuk donin të votonin PS.
Nuk ka qenë e vështirë t’i bindnim sepse kandidatët kanë qenë jo socialistë tipikë, për ta thënë butë sepse kemi pasur edhe demokratë. Ka fituar logjika të fitojmë për të vijuar punën. Një pjesë tjetër nuk dolën në votim dhe unë i falenderoj.
Kjo është një sfidë e madhe sepse na thonë ja ku e keni, na luajtët mendsh vetëm përpara, çojeni vetëm përpara tani.
Nuk është e lehtë. Është e pamundur që në të gjitha fëmijët nevojat e kërkesat e familjarëve të plotësohen, sepse mundësitë janë më vogla se nevojat.
Duhet ta nisim nga ajo që është e mundur që të plotësohet e gjitha, çka është edhe ajo që shqiptarët e kanë nevojën e kërkesën kryesore, të begenisen e “hallin që nuk ua zgjidh, t’jau qash”.
Kryefjala do jetë njerëzillëku”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–