Plumb në kokë hasmit/ Me armë në dorë dhe duke ikur me vrap, ja momenti kur Habib Rexha arratiset nga vendngjarja (VIDEO)
Pamjet që shihni tregojnë momentin pak pas vrasjes së Arian Gosës, ku autori i dyshuar, Habib Rexha largohet me vrap nga vendngjarja. Krimi ndodhi të dielën në qendër të Kavajës, në një lokal ku viktima pinte kafe bashkë me babain e tij të moshuar.
Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb momentin e kapur nga kamerat e sigurisë në zonë në orën 17:15 të pasdites së 21 majit. Siç shihet nga pamjet, 31-vjeçari ikën me vrap, ndërsa një nga kalimtarët ndalon në rrugë dhe e shikon i habitur.
Kujtojmë se dje Habib Rexha u vetëdorëzua, në prani të babait të tij, në policinë e Kavajës, ndërsa pohoi se nuk kishte planifikuar se do ta vriste Gosën, por sapo e kishte parë, kishte menduar ta ekzekutonte.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–