Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ U dënua me burg të përjetshëm, kopshtari i resortit rekurs në Gjykatën e Lartë
Festim Bexhdili, kopshtari i resortit ku u mbajt dhe më pas u zhduk Jan Prenga ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Bexhdili është dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO, teksa Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas ankimimit të dënimit nga kopshtari la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Bexhdili u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 109/3 – 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.
Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i torturuar i Jan Prengës.
Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi.
Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–