Zgjedhjet e 14 majit/ “Bashkë Fitojmë” ankimim në KQZ, ja bashkitë që opozita kërkon rinumërim të votave
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur një sërë kërkesash ankimore sa i përket procesit zgjedhor të 14 majit.
Gazetari Ergys Gjençaj tha për “BalkanWeb” se një numër të lartë kërkesash janë bërë nga opozita.
“BF” ka kërkuar rinumërim në të gjitha kutitë e votimit në Bashkinë Rrogozhinë, për kryetarin por edhe për këshillat bashkiake.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pretendon për manipulim të votave.
“BF” ka bërë kërkesë ankimore edhe për Bashkinë e Kamzës. Ka pretendime se në këtë bashki ka pasur një numër të lartë parregullsish që kanë bërë që procesi i numërimit të votave të mos jetë bërë i rregullt”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.
Ndër të tjera koalicioni Bashkë Fitojmë është këqyrja e kamerave të qendrave të votimit.
Kërkesa për rinumërim të votave është edhe për Bashkinë e Kuçovës, dhe gjithashtu ka kërkua pavlefshmëri në disa qendra votimi për Bashkinë e Krujës, për Bashkinë Belsh është kërkuar rinumërimi i kutive të votimit.
Sakaq pritet të shihet se kush të jetë vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–