Shpërthimi me tritol në një fasoneri në Tiranë, policia njoftim zyrtar: Në pronësi të një shtetasi italian. S’ka të lënduar
Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur në një fasoneri në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se nga shpërthimi është dëmtuar porta e jashtme e fasonerisë që është në pronësi të një shtetasi italian R. B.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–