Sat, Nov 23, 2024

10 Analizat Shëndetësore që Çdo Burrë Mbi 40 Vjeç Duhet të Kryejë sa më Parë

  • PublishedMay 26, 2023

Kontrollet shëndetësore janë të rëndësishme për mbrojtjen e organizmit dhe parandalimin e sëmundjeve.

Pas të dyzetave ato bëhen një domosdoshmëri sidomos për faktin se pas kësaj moshe trupi bëhet një shënjestër më e lehtë e sëmundjeve.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 10 analizat shëndetësore të rëndësishme që çdo burrë mbi 40 vjeç duhet të kryejë menjëherë.

Tensioni I Gjakut

Pas të dyzetave dhe në veçanti pas moshës 45 vjeçare, burrat preken më shumë nga tensioni i lartë i gjakut.

Ky kontroll duhet të bëhet minimalisht te mjeku një herë në vit, ndërsa matja e tensionit shumë shpesh.

Niveli I Kolesterolit

Niveli i lartë i kolesterolit rrit rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë.

Rritja e këtij niveli nuk shoqërohet me simptoma, ndaj rekomandohet që analizat të bëhen rregullisht.

AgroWeb.org këshillon që analizat duhet të jenë më të shpeshta, sidomos nëse jeni të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Niveli I Sheqerit Në Gjak

Analizat e sheqerit në gjak duhen kryer çdo vit ose çdo tre vjet në varësi të faktorëve të rrezikut.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këtu përfshihet historiku i familjes, mbipesha, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë, duhanpirja e të tjerë.

Dendësia Kockore

Osteoporoza është një problem shëndetësor që meshkujt kanë tendencën ta anashkalojnë.

Burrat janë dy herë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nëse pësojnë fraktura si pasojë e dobësimit të kockave.

Pas të dyzetave, ky kontroll duhet të jetë i herëpashershëm.

Kontrolli I Dhëmbëve

Çdo vit, një burrë mbi të dyzetat duhet të kryejë një kontroll të gojës.

Statistikat tregojnë se burrat e injorojnë ndjeshëm vizitën tek dentisti jo vetëm prej ankthit që ajo ju shkakton por edhe për shkak të përkujdesjes së pakët.

Kontrolli I Syve

Shëndeti i syve përkeqësohet me kalimin e moshës, sidomos pas të dyzetave.

Njerëzit që përballen me faktorë të lartë rreziku nga mosha 40-54 vjeç duhet të ekzaminohen çdo dy deri në katër vjet.

Ata që mbajnë syze apo lente duhet të bëjnë një kontroll të syve çdo vit.

EKG-ja

Kjo pajisje ndihmon në identifikimin e problemeve me zemrën, rrahjet e saj, tensionin e gjakut e të tjerë.

EKG-ja duhet bërë çdo dy deri në pesë vjet në varësi të historikut mjekësor apo shëndetit.

Kanceri I Lëkurës

Burrat, veçanërisht ata me lëkurë me ngjyrë të çelët dhe ata që punojnë në ambiente të jashtme janë më të rrezikuar nga kanceri i lëkurës.

Një mjek specialist mund të kryejë kontrollin e lëkurës.

Ky kontroll duhet të kryhet një herë në vit.

Kanceri I Prostatës

Kanceri i prostatës është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të parakohshme të burrave.

Kontrolli shëndetësor i rregullt ju ndihmon të parandaloni sëmundjen dhe të shmangni vdekjen e parakohshme.

Kanceri I Zorrës Së Trashë

Kjo sëmundje prek si burrat ashtu edhe gratë.

Kontrolli shëndetësor për këtë sëmundje mund të nisë që pas të dyzetave dhe deri tek të pesëdhjetat.

Në këtë kontroll përfshihet edhe kolonoskopia.

Lexoni këtu mbi analizat që duhet të bëjnë femrat pas moshës 40 vjeç. /AgroWeb.org

 

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.