Ish-punonjësja e Kuvendit në burg për mashtrim, pretendon se pasi u mor peng u detyrua që të bënte një video. Mes të hetuarve dhe një ish-deputet
Zbardhen detaje nga dosja hetimore që çuan pas hekurave Milena Derajn, e cila akuzohet për mashtrim. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se Deraj pretendon se është marrë peng nga anëtarë të familjes Ferracaku dhe është dërguar në Shkodër.
Sipas saj, e reja është detyruar që të bëjë një video ku deklaronte se kishte marrë një shumë prej 520 mijë eurosh nga familja në fjalë, ndërsa në këtë mënyrë pretendohej se do i bëhej shantazh sistemit të drejtësisë. Po ashtu nga hetimet e deritanishme, prokuroria po heton përfshirjen dhe të një ish-deputeti të Kuvendit, që thuhet se është takuar me Derajn dhe familjen Ferracaku.
“Duke u ndjerë e kërcënuar për jetën e saj dhe të fëmijët së saj dhe familjes, Milena i është drejtuar policisë dhe të bëjë kallëzim. Kjo është dosje hetimore që thuhet se përfshin personazhe të botës së krimit dhe të drejtësisë. Prokuroria flet dhe për përfshirjen e një ish-deputeti të Shqipërisë që ka pasur kontakte me familjen Ferracaku dhe me Milena Derajn. Gjasat janë që dosja të përcillet nga Prokuroria e Tiranës drejt asaj të Posaçme (SPAK). Gjatë kohës kur u mor peng dhe u dërgua në Shkodër, u detyrua që të bënte një video me përmbajtjen; “E quajtura Milena Deraj kam marrë shumën prej 520 mijë eurosh nga Hamza Ferracaku”. Ishte në prani të mikeshës së saj. Kjo mënyrë ishte bërë që të shantazhohej sistemi i drejtësisë që djali i Ferracakut të shpëtonte nga dënimi me burg përjetë.”, tha gazetarja Lala.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–