Sun, Nov 24, 2024

“Prindin 1 dhe Prindin 2”, Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

  • PublishedMay 26, 2023

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kundër Pastorit Akil Pano, lidhur me iniciativën e komunitetit LGBT që kërkonte zëvendësimin e prindërve me termin Prindi 1 dhe Prindi 2.

Avokati Altin Goxhaj, njofton se në gjyqin e sotëm është rrëzuar vendimi i Komisionerit për “t’u mbyllur gojën personave që shpreheshin kundër kësaj iniciative, për të zëvendësuar nënën dhe babain me termat Prindi 1 dhe Prindi 2”.

Gjykata Administrative e ka konsideruar të paligjshëm vendimin për “t’i kyçur gojën Pastorit”, duke rrëzuar vendimin e Komisionerit.

“Gjyqi u fitua! Sot fitoi familja! Sot fitoi Mami dhe Babi kunder Prindi 1 dhe Prindi 2. Sot fitoi liria e Fjales, e Ndergjegjes dhe e Besimit! Sot fituan te gjithe Shqiptaret qe besojne ne ZOT, FAMILJE & KOMB. Lavdia i takon Zotit “, shkruan Pastori.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.