Zgjedhjet e 14 majit/ “Spërdridhen kot Rama & co”, Petrit Vasili: Kasaphana elektorale kërkon shpagim, ka fakte dhe prova për vjedhjen e votave
Petrit Vasili, në një reagim të bërë sot në Facebook shkruan se “kasaphana elektorale kërkon shpagim”.
Ai shprehet se kryeministri Edi Rama kërkon që të mbulojë vjedhjen e votave, por sipas tij kjo është e pamundur pasi ka prova dhe fakte.
Reagimi i plotë:
Sperdridhen kot Rama & co, kasapana elektorale kerkon shpagim!
Sperdredhje pa fund nga Edi Rama dhe shpikje te pseudongjarjeve dhe populizmave te sponsorizuara per te larguar e shmangur vemendjen nga kasapana elektorale.
Spak, Prokurori dhe KQZ te kapur per fyti kujtojne se me heshtjen e tyre do te legjitimojne kasapanen e ndodhur, thjesht po rendojne shume keq veten.
Denoncimet me mijra fakte, prova shkresore, video audio nuk mbulohen dot kurre.
Kasapana nxjerr perdite fakte me te renda.
Gjithshka e manipuluar e vjedhur e shkaterruar ne keto, qe ishin votimet me te zeza per vendin.
Lodhen kot sepse faktet me mijra prova ja ku jane dhe kasapana nuk mbulohen dot kurre:
Kasapana ne Kuçove,Rrogozhine, Belsh Shkoder dhe ane e mbane vendit eshte e provuar
Majlinda Bufin e Rroskovecit e pa gjithe Shqiperia dhe nuk ka SPAK e dreq qe e shpeton.
Vjedhjen e votave ne Puke e pa dhe KQZ dhe nuk mbulohet dot
Grupet kriminale dolen hapur ne krah te partise ne pushtet dhe u mbeshteten haptas nga policia qe nuk nderhynte ne menyre te turpshme.
Qindra paisje te identifikimit biometrik qe evitojne votimin e shumefishte nuk punonin sa edhe vete kryetari i KQZ nuk u identifikua dot.
Edhe boja ne gishtin e zgjedhesve fshihej ende pa dale nga qendrat e votimit.
1 milion e 250 mije shqiptareve ju ndryshua qendra e votimit qellimisht javen e fundit per te dekurajuar e penguar votimin.
U dhunuan e u gjakosen komisionere e vezhgues te opozites nga kriminele te rilindjes
Qendrat e numerimit te votave u kthyen ne bordello rilindase ku votat vidheshin hapur.
E gjithe media shqiptare me shume pak perjashtime u kthye ne nje zgjatim te neveritshem propagandistik te qeverise dhe mafies se cdo forme.
Qindra milion euro te pista u hodhen ne fushate per te blere vota sa tronditen edhe kursin e euros
Mijra ministra, zv.ministra,sekretare te pergjithshem, drejtore, police e nepunes bashkie e qeveria gjithefaresh sulmuan qendrat e votimit benin presion hapur cdo votuesi qe hynte ne qendren e votimit por edhe numeronin votat e partise ne pushtet.
Miliona euro u shperndane si bonuse ne menyre paligjshme.
Mijra punesime shtese u bene per qellime elektorale.
Mijra legalizime te bllokuara qellimisht me vite u dhane deri nje dite perpara zgjedhjeve ku u hapen zyrat per turp te zotit.
Qindra milione leke u ndane per gjoja ndihma ekonomike.
Mijra pensione u dhane edhe pa mbushur dokumentat.
Miliona euro u hodhen ne menyre te turpshme per asfalt elektoral efhe ne mes te Tiranes.
Miliona euro u perdoren hapur permes kontratave me para publike per te blere mbeshtetjen e ca kengetareve apo shoëmeneve per partine ne pushtet.
Mijra njerez u kercenuan individualisht apo u shantazhuan te afermit e tyre per te marre vota nga partia ne pushtet
Mijra pronare bisnesesh u shantazhuan, kercenuan dhe gjobiten rende nga partia ne pushtet.
Burgjet u perdoren per te devijuar rezultatet e votimit.
Dosjet e krimit zgjedhor ulerijne!
Kasapana elektorale kerkon shpagim dhe kjo nuk shmanget dot ne asnje menyre.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–