Bllokohen 4 mjete lundruese në Sarandë, gjobiten deri në 20 mijë lekë pronarët e tyre
Policia Kufitare
Kontrolle intensive përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe liqenore nga Saranda në Shkodër.
Kontrollet, në kuadër të rritjes së sigurisë detare, zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundurese, si dhe të parandalimit dhe goditjes së krimeve kufitare.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të planit të masave, të hartuar për forcimin e kontrolleve ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare.
Si rezultat i kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, nga Saranda deri në Velipojë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 4 mjete lundruese (skafe), si dhe kanë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 20 000 lekë të rinj, drejtuesit e tyre, për mungesë të dokumentacionit në bord.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar 1 skaf me motorë të fuqishëm.
✅Konkretisht, në Sarandë dhe në Vlorë, Policia Kufitare ka bllokuar 3 mjete lundruese dhe ka ndëshkuar me masë administrative, nga 10.000 lekë të rinj secili, drejtuesit e këtyre mjeteve, për mungesë të dokumentacionit në bord.
✅Në Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar një mjet lundrues dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë të rinj, drejtuesin e tij, për mungesë dokumentacioni.
✅Në liqenin e Shkodrës, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar dhe kanë sekuestruar një mjet lundures skaf me 2 motorë të fuqishëm që dyshohet se mund të përdorej për trafiqe të paligjshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht dhe ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të vendit, me qëllim rritjen e sigurisë detare, zbatimin e ligjit dhe rregullave të qarkullimit në det, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–