Sun, Nov 24, 2024

Do të pranoni të jeni në krye të demokratëve? Tabaku: PD s’ka pse të jetë partia e njëshit, duhet të identifikohet më një fytyrë të re. Në fund të javës tjetër…

  • PublishedMay 27, 2023

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Jorida Tabaku u shpreh se Partia Demokratike nuk ka pse të identifikohet me liderin, ndërsa shtoi se debate i brendshëm e ka dëmtuar opozitën.

E pyetur se i përgjigjet kërkesës për të qenë në krye të partisë, Tabaku  tha se në fund të javës tjetër do të ketë edhe një zyrtarizim për këtë çështje.

Pyetje: Si i përgjigjeni atyre që ju kërkojnë ju në krye të partisë? Do të pranoni të jeni në krye të PD?

Jorida Tabaku: Unë në PD i kam fituar gjërat, ndoshta kam ecur më ngadalë, por rruga është edhe më e gjatë. Po i dëgjoj të gjitha palët dhe në këtë moment ka rëndësi që të gjejmë një zgjedhje që e zgjeron PD dhe në diskutime duhet të jenë të gjithë deputetët, apo Kryesia. Javën e kaluar kemi pasur një mbledhje dhe kemi ndarë mendime se kush është më e mira tani. Zgjidhja më e mirë do të ishte të kishim një grup njerëzish pa u nxituar për të future partinë nga një betejë në tjetrën. Besoj që në fund të javës tjetër do të kemi arritur diçka që është e konsultuar me të gjitha. PD nuk ka pse të jetë partia e njëshit, duhet të identifikohet me një fytyrë të re dhe një pamjet të re. Dhe për këtë duhet të ketë një proces normal. Në fund të javës tjetër do të ketë një zyrtarizim. Nuk ka rëndësi se kush bën çfarë, por të japim një mesazh ndryshe. Besoj se duhet të lëvizim nga qasja e individit dhe duhet një vendimmarrje më e gjerë. Dhe e vendos Kryesia e PD se kush do ta drejtojë. Nëse nxitohemi tani, e humbim mundësinë e bashkimit të demokratëve në bazë, kjo është ajo që i referohem kur them partia duhet të bashkohet në bazë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.