Ekskluzive/ Lëvizje të bujshme në prag të sezonit veror, spektakli i humorit “Klanifornia” largohet nga Tv Klan
Nga sezoni i ardhshëm televiziv spektaklin e humorit “Klanifornia” nuk do e shohim më në TV Klan.
Burime ekskluzive për Vip Magazine bëjnë me dije se programi i humorit, ndër më të ndjekurit në Shqipëri ka mbyllur kontratën me televizionin kombëtar Tv Klan.
Nuk dihet nëse trupa e humorit do të zhbëhet apo do të zhvendoset në sezonin e ardhshëm në një tjetër ekran televiziv.
https://www.youtube.com/watch?v=OpC02aWytas
Deri më tani, ndër aktorët e humorit që ka njoftuar largimin nga ky televizion është Jul Deda, i cili ditën e djeshme ka postuar edhe foton e fundit në ambientet e tij.
Ndjekësit kanë aluduar për një rikthim të mundshëm të tij në Portokalli, por aktori i ka hedhur poshtë këto zëra.
/Vip-Magazine.al/