Sat, Nov 23, 2024

“Nxorëm Lezhën nga harta e përmbytjeve”, Pjerin Ndreu: Kur mora mandatin e parë gjysma e administratës nuk vinte në punë. Tani…

  • PublishedMay 27, 2023

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka renditur arsyet që e kanë çuar drejt fitores së 14 majit.

Ai u shpreh se qytetarët i kanë besuar edhe një tjetër mandat për shkak të përkushtimit dhe punëve të bëra gjatë katër vjeçarit të shkuar.

Ndreu tha se pas marrjes së mandatit të parë ka rikuperuar skemën e mbingarkesës organike, pasi kur ka marrë mandatin e parë, gjysma e administratës nuk paraqitej në punë ndërkohë që vijonin të merrni rrogë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Çfarë ju çoi në fitore?

Ndreu: Janë disa aktorë në Lezhë që e kanë mbajtur peng politikën.
Kam pasur vetëm PS të unifikuar, dhe të gjithë banorët të majtë e të djathtë që kanë vlerësuar punën e 4 viteve. Ka qenë vlerësim i punës. Kanë votuar edhe të djathtët për mua, kemi marrë edhe bastione të djathta.
Në fitore më çoi puna e pa lodhur e 4 viteve. Kryetari i bashkisë i ka hapur telefonin çdo qytetari, kemi rikuperuar skemën e mbingarkesës organike kur gjysma e administratës nuk vinte në punë dhe merrnin rrogë, jemi gjithashtu në fund të shlyerjes së borxhit të kësaj bashkie.

Votat e djathta. Çdo bëni për ata që nuk ju votëbesuan?

Ndreu: Nuk i ndaj kështu njerëzit, e kam dhënë edhe më parë këtë mesazh. Kam shërbyer e kam komunikuar me gjithkënd.
Në këtë bashki ka një “pakti”.
Çdo qytetar do marrë përgjigje brenda 10 ditëve, nëse u zgjidhet do zgjidhet pavarësisht se kush është, në të kundërt do marrë përgjigje me shkrim.

Po sa i përket numërimit të votave?

Ndreu: E dija skemën elektorale përmendësh kam qenë shumë i qetë. E dija që në Balldren nuk do ishim mirë sepse pothuajse nuk bëmë fushatë atje për shkak të personit që ndërroi jetë.
Fitoren e kam parë në sytë e njerëzve në takimet gjatë fushatës. Kemi nxjerrë Lezhën nga harta e përmbytjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.