Sat, Nov 23, 2024

Plagosje me armë zjarri në Kuçovë, kush ishte ‘shënjestra’ e sulmit. I riu rëndë te Trauma, në kërkim 4 autorët

  • PublishedMay 27, 2023

Një plagosje me armë ka ndodhur në mesnatën në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji”. Burime zyrtare bënë me dije se Ledio Serdari, Albion Thoma, Vasil Prendi dhe Arben Tabaku, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Denald Grymshi.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se i plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Traumës në Tiranë.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme, pasi është shtetas me banim në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit, që pas plagosjes u largua nga vendngjarja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.