“South Outdoor Festival” mbahet për katër netë radhazi në Borsh, ofrohen mbi 40 aktivitete të ndryshme për turistët
“South Outdoor Festival” startoi mbrëmjen e së enjtes në fshatin turistik të Borshit. Emra të njohur të muzikës shqiptare dhe DJ të huaj performuan në skenën e improvizuar në natyrë.
Festivali do të zhvillohet përgjatë 4 netëve, deri të dielën, ku do të ngjiten në skenë të tjerë këngëtarë të njohur.
“South Outdoor Festival” këtë verë ofron për turistët mbi 40 aktivitete të ndryshme, kampingje, aktivitet nga ajri, deti, ecje në natyrë për turistët e aventurës dhe mjaft aktivitete kulturore ku përveç bregdetit turistët njihen dhe me historinë dhe trashëgiminë kulturore.
Gjithashtu po ofrohen mbi 30 aktivitete për fëmijë me workshop-e, forume dhe lojëra të ndryshme, ku nuk do të mungojnë në mbrëmje koncertet dhe festat nën tingujt e artistëve dhe DJ vendas dhe ndërkombëtarë.
“Birra Korça” ka qenë e preferuar e mijëra të rinjve nga e gjithë bota që kanë qenë pjesëmarrës në këtë festë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–