Sat, Nov 23, 2024

EMRI/ Merrte 500 deri në 1 mijë euro për person, arrestohet 21-vjeçari që transportonte emigrantë të paligjshëm

  • PublishedMay 28, 2023

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Tarifa”, të zhvilluar më datë 30.03.2023, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasin e shpallur në kërkim Nuri Cila, 21 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se 21-vjeçari kishte bashkëpunuar me shtetasin M. H. (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Tarifa”), për transportimin e 6 emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave 500-1000 euro/person, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, drejt shteteve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.