Mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, reagon Qëndresa Qytetare: E paligjshme dhe precedent i rëndë! Liria akademike në rrezik
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgatitur tashmë vendimin për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike duke i dhënë plotfuqi Akademisë së Shkencave që drejtohet nga Skënder Gjinushi.
Ditën e sotme ka reaguar Qëndresa Qytetare, duke e cilësuar këtë si një precedent të rëndë, e duke shtuar se kështu liria akademike është në rrezik.
Reagimi i plotë:
Akademia e Studimeve Albanalogjike sot mban statusin e Universitetit, ka Bord Administrimi, Senat, studente doktorate. Eshte institucioni me i rendesishem ne ruajtjen e identitetit, historise dhe gjuhes shqipe.
VKM për shkrirjen e saj me Akademinë e Shkencave është e paligjshme, e pakonsultuar dhe pa vullnetin e Senatit Akademik të ASA, sic e parashikon neni 30, pika 4 e ligjit per Arsimjn e Larte.
Mbyllja e ASA me nje VKM me 4 pika, i hap rrugen nje precedenti te frikshem, ku Qeveria apo Ministria e Arsimit mund te shkrije dhe shuaje se ekzistuari cdo Universitet Publik ne vend, pa deshiren dhe vullnetin e tyre.
Mbyllja e ASA kerkon te nenshtroje trupen me te larte akademike qe i kane dhene vendit kontribut te larte ne ruajtjen e historise, arkeologjise dhe gjuhes shqipe nen drejtimin e nje trupe te perbere nga Akademike te ardhur nga politika dhe sistemi komunist.
Nese Rektoret, Lektoret, dhe Studentet do te lejojne mbylljen e Akademise se Identitetit shqiptar me vendim arbitrat nga Ministrja Evis Kushi, do te jete nje dite zie per lirine akademike, lirine politike dhe kerkimin shkencor ne vend.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–