NOTAT/ Humbja ndaj Interit i kushton Ligën e Kampioneve, kryqëzohet Gjimshiti: U asfaltua, vuajti shumë
NOTAT/ Humbja ndaj Interit i kushton Ligën e Kampioneve, kryqëzohet Gjimshiti: U asfaltua, vuajti shumë
28 May, 2023
28 May, 2023
Atalanta u mund me rezultatin 3-2 mbrëmjen e djeshme, duke bërë një hap pas në garën për një vend në Champions, duke qenë se zikaltërit u shkëputën në vendin e dytë dhe tashmë bergamaskët shpresojnë në hapa të gabuar të Milanit.
Titullar për Atalantën e nisi edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimishti, paraqitja e të cilit la për të dëshiruar. I gjendur para sulmit më në formë të momentit, mbrojtësi i Kombëtares nuk arriti të ndihmonte dot skuadrën e tij dhe këtë e tregojnë 2 golat e shënuar në 3 minuta dhe një i anuluar 10 minuta më vonë.
Sa i përket vlerësimit, Gjimshiti ka marrë notën 4.5 dhe në mediat italiane, cilësohet si një nga më të dobëtit në fushë. “Gjimshiti 4.5 – Vuan shumë në luftën me Lukakun dhe del i asfaltuar sa herë që Lukaku ka topin. Nuk arrin ta ndalë dhe driblohet kalohet sistematikisht nga belgu”, shkruhet në vlerësimin për Gjimshitin.
PANORAMASPORT.AL