Sun, Nov 24, 2024

Pas tërheqjes nga roli i opinionistit, Arbër Hajdari flet për planet e zgjerimit të familjes e jetesën me bashkëshorten

  • PublishedMay 28, 2023

Opinionisti i Arbër Hajdari ka folur për eksperiencën e tij në Big Brother, ku ka pohuar se nuk do të marrë pjesë në edicionin e radhës.

Arbër në ‘N’Trip’ tha se mbështetje e madhe në karrierën e tij është dhe partnerja e tij, Vlera ku citoi se pjesë e suksesit të tij ka dhe ajo.

Ndërsa shtoi se në planet për zgjerimin e familjes, dëshirë ka që të ketë shumë fëmijë.

Pjesë nga biseda:

Vjet ishte më e vështirë, për shkak të ngarkesës që kam. Gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë dhe mos ndikohem nga komentet jashtë, dhe ti ri larg trysnisë dhe të prezantoj atë që jam. Opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm, fillon dhe konsumohesh dhe mendoj se nuk e shoh më veten në sezonin e radhës. Në lojë më kanë pëlqyer njerëzit që kanë qenë koherent në lojën e tyre, si Beniada pasi ishte një njeri që i qëndroi larg thashethemeve.

Me sa fëmijë e sheh veten?
Kam dëshirë të kem një familje të madhe, pastaj gjërat e tjera janë në dorë të zotit. Kam qejf vajzë.

Jetesa me bashkëshorten?
Partneri duhet të kuptojë se cili është prioriteti, unë falë zotit e kam gjetur njeriun që më kuptoi. Pjesë e suksesit tim është dhe ajo. Vlera ka karakter të fortë, ka pasur mendime të ndryshme nga unë, por unë nuk jam influencuar.

Këshillë për opinionistin/e e radhës?
Nuk duhet të përfshihen emocionalisht dhe të ndikohen nga fjalët e njerëzve.

Ke pasur kontakte me Zhaklinën?
Jo nuk jam takuar, gjatë programit kam shkuar mirë, kemi diskutuar çështje të ndryshme. Nuk kam pasur konflike, e kemi mirëkuptuar njëri-tjetrin.