Sun, Nov 24, 2024

Aksident i dyfishtë në aksin Bilisht-Korçë, humb jetën një nga pasagjeret, plagosen shtatë të tjerë

  • PublishedMay 29, 2023

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital një nga pasagjeret , shtetasja me inicialet M. M., rreth 50 vjeçe.

Ndërkohë raportohet për shtatë të plagosur që po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës.

Dvp Korçë/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete. Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Informacion shtesë në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë fshatit Cangonj.

Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Kapshticë”, pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.