Qytetarja nga Lushnja denoncon në “Koha për t’u zgjuar”: Po na prishin kolonat e pallatit për të bashkuar dy dyqane, kemi frikë të rrimë në shtëpitë tona
Emisioni i mëngjesit në News24 “Koha për t’u zgjuar” është kthyer në forumin e qytetarëve shqiptarë për të shprehur shqetësimet e hallet e tyre që jo pak herë kanë marrë zgjidhje.
Duke nisur nga pensionet, rrugët, investimet, deri te pronat, qytetarët flasin çdo ditë për problematikat e tyre.
Mëngjesin e sotëm një grua nga Lushnja ka telefonuar për të bërë një denoncim. Ajo tha se kolonat e pallatit 50-vjeçar ku jeton po prishen për të bërë bashkë dy dyqane. Gruaja apeloi për ndihmë, pasi tha nuk kanë marrë asnjë zgjidhje dhe kanë frikë të rrinë në shtëpitë e tyre.
“Unë jam një banore nga Lushnja. Një pallat këtu 50-vjeçar prishet muri në katin e parë për të bashkuar dy dyqane. Ku nuk e kemi ndjekur këtë problem, Ka ardhur dhe Instituti i Ndërtimit, gjë që më duket qesharake, muri i gjerë 3 tulla, në kat të parë të prishet, është pa sens fare, nuk dimë si ta shpjegojmë. Kemi frikë të rrimë në shtëpitë tona. Ju lutem bëjeni publike e të vijnë ta shohin se në Lushnjë nuk po e zgjidhim dot”, deklaroi qytetarja.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–