Sat, Nov 23, 2024

Raporti i Parlamentit Europian, Berisha: U kërkua hetim sulmin e paligjshme te Prestige Resort dhe News 24, kontrata e Portit të Durrësit skandaloze

  • PublishedMay 29, 2023

Ish kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot raportin e miratuar nga komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Raporti vë theksin te kontrata ‘skandaloze’ për Portin e Durrësit dhe shpreh shqetësimin për regresin e lirisë së medias, duke iu referuar Prestige Resort dhe News 24.

Deklarata e Berishës

Javën e shkuar, Komisioni i Jashtëm i PE miratoi raportin për Shqipërinë 2022. Tekst i paraqitur nga deputetja socialiste Isabel Santos u shtua me amendamente të Partive Popullore Europiane.

Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, raporti thekson se në Shqipëri duhet garantuar liria e partive të paraqiten në zgjedhje pa ndërhyrjen e aktorëve të tjerë shtetërorë. Ky pasazh i atribuohet PD-së. Për shkak të afateve, nuk janë paraqitur problematikat e shumta të zgjedhjeve.

Parlamenti Europian kritikon vendimin për rrëzuar hetimin parlamentar për skandalin McGonigal.

Raporti i PE shpreh “keqardhjen për shkeljen rregullores së Kuvendit dhe shqetësimin për ngushtimin e hapësirës për rolin mbikqyrës të opozitës parlamentare përfshi edhe refuzimin për ngritjen e komisionit hetimor”

Referimi eshtë për rastin e fundit të rrëzimit të kërkesës së PD për nje komision hetimor parlamentar për rolin e kryeministrit Rama në skandalin McGonigal.

PE i bën thirrje qeverisë që “të anullojë urgjentisht cdo nismë ligjore për amnistinë  fiskalo-penale dhe pasaportat e arta. Këto skema janë kërcënim për BE dhe për Shqiperinë dhe do të bllokojnë qartazi progresin e integrimit Europian.

Parlamenti Europian “eshtë i skandalizuar kontratën e Portit Durres me një kompani  nga Emiratet e Bashkuara edhe pse kjo kontratë shkel Marrëveshjen e Stabilizimi Asocimit me BE dhe megjithë paralajmërimet  e mëparshme të Parlamentit e Komisionit Europian.”

Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit Durrës duhet të zbatojnë prokurimi. Publik sipas standarteve europiane të MSA.

PE shpreh shqetesimi pér regresin e lirisë së shprehjes dhe të medias, refuzimin e qeverisë për të dhene informacion, përpjekje per diskreditimin e gazetareve,

Gjithashut kerkohet hetim pér shembjen e paligjshme te aseteve te lidhura me mediat e pavara nga qeveria apo kritike me te siç eshtë rasti i Prestige Ressort dhe 24 News TV.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.