Sun, Nov 24, 2024

“Sulmet kundër KFOR-it të papranueshme”/ Ministrja Xhaçka: Dialogu, rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës

  • PublishedMay 29, 2023

Ministrja Olta Xhaçka, ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në ‘Twitter”, Xhaçka për thirrje për dialog mes palëve, ndërsa thekson se kjo është e vetmja rrugë për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

REAGIMI:

Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar.

Ç’tensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ???????? është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës ???????? dhe Serbisë ???????? dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.