Tentoi të udhëtonte drejt Francës me pasaportë dhe kartë identiteti false, pranga 34-vjeçarit shqiptar në Itali
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Itali. Shqiptari ishte duke tentuar të shkonte drejt Francës, por i është refuzuar hyrja, pasi kishte dokumente false.
Mediat e huaja shkruajnë se 34-vjeçari, udhëtonte me pasaportë dhe kartë identiteti të kombësisë greke.
I riu ndodhet aktualisht në urgjencën e spitalit të Parinit, për shkak të problemeve shëndetësore të raportuara pas arrestimit. Sakaq pritet masa ndëshkimore nga drejtësia italiane
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–