Sat, Nov 23, 2024

U kap me heroinë dhe kanabis gati për shitje, arrestohet shqiptari në Francë, në dhomën e hotelit iu gjet…

  • PublishedMay 29, 2023

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritete franceze në qytetin e Lionit pasi u kap me heroinë dhe kanabis.

Sipas mediave franceze gjatë kontrollit atij iu gjetën disa doza heroine gati për shitje, ndërsa pas një kontrolli në dhomë ne tij të hotelit u gjet një sasi rreth 200 gramë heroinë, si edhe rreth 50 gramë kanabis.

Po ashtu efektivët gjetën 2000 euro që besohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.