Debati për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Auron Tare: Po bëjnë zhurmë për vulën, po ua morën nuk firmosin dot projekte e të marrin zarfe
Zëvendës Kryetari i Komitetit Shkencor të Pasurive nënujore të Unesco-s, Auron Tare, ka reaguar në lidhje me debatin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe kalimin si njësi në varësi të Akademisë së Shkencave.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se zhurma që po mbështjell një debat të tillë është e gjitha për vulën.
Kjo pasi sipas tij pa të, ata nuk firmosin dot projekte e nuk marrin dot “zarfe”.
Kujtojmë se Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike në një deklaratë për mediat dy ditë më parë ka kundërshtuar vendimin për shkrirjen e kësaj akademie.
Senati thekson se akademikët nuk ishin vënë në dijeni për këtë fakt, ndërsa shtuan se shkelen parimet e lirisë akademike.
Reagimi i plotë:
“Parajsa shkencore” apo lufta per Vulen.
ASA u krijua pas shkeputjes se instituteve nga Akademia e Shkencave me 2008. Qellimi ishte te coheshin si institute prane Universiteteve gje qe nuk ndodhi. Ligji për Arsimin e Larte i 2015 parashikonte qe institutet kerkimore si INSTITUCIONE TE ARSMIT TE LARTE krijohen nga vete universitetet dhe keshtu ASA mbeti pa rregullim ligjor. Nuk ka asnje vendim universiteti qe te krijonte ose rikrijonte keto institute prane universiteteve. Pas nje kontrolli ligjshmerie qe beri se fundi Ministria tek ASA deklaroi qe funksionojne ne kundershtim me ligjin e kesisoj duhen te shkrihen dhe te rikrijohen nga fillimi. Dy mundesi ka: ose prane ASH se ligji e lejon, ose prane universitetit si institute me vete.
Kjo eshte esenca.
Tani modestisht do te doja te thoja dy fjale per Institutin e Arkeologjise qe e njoh qe prej 1994. Pjesa e zhurmes publike ne fakt eshte nje Lufte per Vulen. Dmth po ju marrin Vulen dhe pa Vule nuk firmos dot Projektet. Fasada e shkences eshte fasade per publikun por jam i sigurte qe nje pjese e mire e atyre qe e njohin Institutin e dine mire se kjo zhurme eshte zhurme projektesh dhe zarfash te perfituara nga Projektet. Ne se keta shkencetare me tituj pompoze do ta kishin seriozisht mbrojtjen e shkences shqiptare, ju kujtoj te gjithe atyre qe me lexojne se askush nga keta dijetare te Institutit te Arkeologjise nuk folen asnje fjale per betejen per te miren publike ne Durres, Lulishtja 1 Maji, per shkaterrimin e rrenojave arkeologjike te Velieres ( ne fakt i legjitimuan me nje germim te turpshem dhe autorin e “graduan”) Beteja per Teatrin, Beteja per amendamentin e turpshem te Ligjit te Trashegimise Kulturore, Beteja per Butrintin. A pate ndonje nga keta personazhe te shkences shqiptare qe sot dalin para kamerave te flisnin per Butintin? Po kur nje arkeolog i huaj i talli i poshteroi dhe i quante publikish “idiote te dobishem”? Per turpin e tyre ulen koken dhe u gelltiten se fundi i fundit kishin Vulen dhe Vula ne fund te projektit te jep edhe zarfin. Krye -mbrojtesja e arkeologjise shqiptare psh eshte bashke -drejtuese apo “konsulent” e nja 7 apo 9 projekteve arkeologjike ne Republiken e Shqiperise. Ne cilen vend normal ndodh kjo mrekulli kur drejtuesi i shkences te jete aq i afte se ne cdo projekt te vendose veten e vet si bashkedrejtues projekti? ( dmth marres zarfi)
Andaj zhurma per shqiptarizmen e ketyre personazheve nuk eshte asgje me shume se lufta per Vulen e humbur. Kaq e thjeshte.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–