EMRAT/ Shkatërrohet banda e drogës në Itali, 15 të arrestuar, mes tyre 10 shqiptarë. Investonin në blerjen e pasurive të paluajtshme në Shqipëri
Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptarësh me bazë në Itali, ku për pasojë janë arrestuar 15 persona, mes tyre 10 shqiptarë.
Operacioni është zhvilluar ditën e sotme në Basilicata, Liguria dhe Pulia. Mediat italiane shkruajnë se klani ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria, ku investoheshin të ardhurat e grumbulluara të paligjshme.
Baza e bandës ishte në Matera. Gjatë operacionit policor, u gjetën dhe sekuestruan 5.7 g marijuanë, 100 gr kokainë dhe 20 kg heroinë. Vlera e sekuestrimeve të bërë nga autoritete italiane shkojnë në 4.2 mln euro.
Të ardhurat nga trafiku i drogës investoheshin në Shqipëri “për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe aktivitetet tregtare”.
Emrat e të arerestuarve:
Marsel alias Erion Hajri, lindur më 14.12.1989 në Shijak,
Ervis Dance, lindur më 01.30.1988
Anxhela Balla, lindur në 03.14.1995
Denis Shellegaj, lindur në 07.19.1987 në Durrës
Ermal Gjuzi, lindur 28.05.1991
Myrteza Balliu, lindur më 18 dhjetor të 1993
Klajdi Musaxu, lindur më 14 dhjetor 1995
Ardit Priÿri, lindur në 07.07.1974
Ervin Plaku, lindur më 08.07.1986
Juljan Karafilaj, lindur në 04.13.1984
Vincenzo Fiore, lindur më 08.01.1981 në Matera
Sergio Pinto, lindur në 12.12.1961 në Altamura
Costantino Scippa, lindur në 08.06.1957 në Altamura
Vito Shirt, lindur në 17.05.1975 në Altamura
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–