“Isha në tavolinë me Elton Çiçon kur u vra, e kam pasur klient te klinika në Tepelenë”, SPAK kërkon konfiskimin e disa pasurive në pronësi të Redjan Rrajas
SPAK kërkon konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit “Audi”, në pronësi të Redjan Rrajas, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, pasi ka dyshime se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji.
Rraja deklaroi në seancë se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro. Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas për shkak se i ishin nevojitur gjatë kohës që kishte shkuar në Kanada.
“Kur erdha nga Kanadaja, do t’i ktheja lekët, por u arrestova.”, pohoi ai sot në sallën e GJKKO-së. Ai tha se nuk kujtonte të kishte pasur marrëdhënie kontraktore me një familjare të Elton Ciços. Këtë të fundit ai u shpreh se mund ta ketë patur pacient, pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë. “Me Elton Cicon kam qenë në tavoline kur ai u vra”, përfundoi duket Rraja.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–