Sat, Nov 23, 2024

“Kavaja qytet rebel, reagon në çdo situatë”, Fisnik Qosja: Fitorja u arrit nga bashkimi i qytetarëve, nuk kishte lidhje e majta apo e djathta

  • PublishedMay 30, 2023

Fisnik Qosja, pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” arriti që të fitonte bashkinë e Kavajës në 14 maj.

I ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV, Qosja u shpreh se arsyeja e triumfit të tij ishin qytetaret, të cilët bënë ndryshimin.

Kryebashkiaku i zgjedhur tha se Kavaja është një qytet rebel që reagon në çdo situatë.
“Ishte një bashkim i qytetarëve, nuk kishte lidhje pozitë opozitë, apo të majtë e të djathtë. Unë e kam thënë që Kavaja është qytet rebel, ka reaguar edhe ndaj PD në momente të caktuara. Kavaja ka treguar gjithmonë që reagon, madje reagon edhe në mënyrë pozitive.
Unë nuk e kam besuar që Kavaja do kthehej në rozë. Kavajasit janë modestë nga natyra, e kanë shembur të parët komunizmin, por kanë dalë të tjerët”, tha Qosja.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar gjatë fushatës.
“Merita kanë të gjithë qytetarët deri tek kryetari i seksionit dhe kryetari i degës. Në Kavajë ishte një klimë shumë e mirë, Salianji ishte një njeri i papërtueshëm. Ka qenë i gatshëm kudo që ne e orientonim. Një njeri pasionant dhe me energji të jashtëzakonshme”, tha ai.