Pikantet e Egnatia-Kukësi/ Si miqësore në Rrogozhinë, as tifozë dhe as… kartonë
Pikantet e Egnatia-Kukësi/ Si miqësore në Rrogozhinë, as tifozë dhe as… kartonë
30 May, 2023
30 May, 2023
Egnatia-Kukësi dukej si një ndeshje miqësore, duke parë edhe tribunën VIP, e cila pati vende të lira, siç nuk ka ndodhur në asnjë ndeshje tjetër.
Ky ishte takimi i fundit që Egnatia luante pa praninë e tifozëve, pasi u ezaurua edhe dënimi nga Disiplina. Disa futbollistë të Egnatias që nuk ishin në protokollin e ndeshjes preferuan ta ndiqnin takimin, të shoqëruar edhe nga prindër, por edhe fëmijë të vegjël.
Për herë të parë, duke parë qetësinë olimpikë që mbizotëroi para e gjatë ndeshjes, disa policë shërbimi patën rastin e mundësinë e mirë ta shihnin ndeshjen ulur në vendet VIP, që ishin të zbrazura. Kur autori i golit, Shqiprim Taipi, është ndërruar në minutën e 74-t, te pankina e Kukësit ka pasur duartrokitje të zgjatura për futbollistin. Ndërkohë, dje nuk u dha asnjë karton nga arbitri Olsion Yzeiraj.
PANORAMASPORT.AL