Suedia i kërkon Albina Kelmendit që ta përfaqësojë vitin tjetër në Eurovizion!
Kënga “Duje” këduar nga Albina Kelmendi dhe familja në Eurovizon u pozicionua në vendin e 22-të.
Këngëtarja nga Kosova ka folur së fundmi rreth eksperiencës së saj në festivalin e madh në Eurovision, ku ka rrëfyer emocionet pas performancave në Liverpool.
Ndër të tjera duket se Albina ka marrë një ofertë tejet joshëse nga shteti që u shpall fitues i Eurovizion për këtë edicion.
Kelmendi ka treguar se Suedia e ka ftuar që të jetë këngëtarja shqiptare përfaqësuese e shtetit të tyre në Eurovizionin e ardhshëm.
“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”; ka treguar Albina Kelmendi.
Këngëtarja suedeze Loreen u shpall fituese e ‘Eurovision Song Contest 2023’ me këngën ‘Tattoo’.