Sulmi ndaj mediave dhe grupeve të xhirimit në veri të Kosovës/ Ish-ambasadori Çejku: Provokim për gjithë kombin. Shqipëria duhet të reagojë
Ish-ambasadori shqiptar në Kosovë, Arben Çejku i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në News24, foli për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Çejku u ndal te sulmi i paprecedentë ndaj grupeve të xhirimit të mediave shqiptare, News24 dhe Panorama TV, ku tha se ishte provokim dhe se qeveria duhet të reagojë.
Në lidhje me përshkallëzimin e mundshëm të situatës në veri, tha se nuk do të ndodhë pasi Kosova ka mbështetjen e SHBA-ve, ku vlerësoi forcat e KFOR-it.
“Shpreh solidaritet me gazetarët në terren. Dhuna është e dirigjuar nga Beogradi. Autoritetet shqiptare duhet të reagojnë për dhunën ndaj gazetarëve. Ne duhet të shprehim shqetësimin dhe solidaritetin. Duhet të reagojmë dhe nuk mund të mbyllim sytë para Beogradit. Kosova nuk është e vetme, pavarësisht se ka NATO-n brenda. Kur flet sekretari Blinken janë shteruar disa kanale të komunikimit dhe kjo tregon se marrëdhëniet mes Kurtit dhe Uashingtonit nuk është e mirë. Këto deklarata kanë kërkuar që Kosova të vetëpërmbahet. Ata kanë pranuar të ashtuquajtura zgjedhje, por në të njëjtën kohë kanë kërkuar një akomodim. Mungesa e vullnetit nga qeveri Kurti për të zbatuar marrëveshjen që ka rënë dakord, Nga një anë kemi Kurtin që thotë se do zbatojë marrëveshjen, nga ana tjetër e kemi Kurtin që nuk ulet dhe nuk bën asnjë hap. Kurti është i kompleksuar pasi ndjen frikën e opozitës për ta kundërsulmuar dhe për ti marrë pushtet. Kjo e ka kompleksuar dhe e ka futur në këtë situatë, por presioni kombëtar do e detyrojë Kurtin të kthehet në pikën zero.
Nuk besoj se do ketë më shumë përshkallëzim të situatës. Nëse nuk do ishte KFOR, forcat e Kosovës nuk do vendosnin dot stabilitet. Besueshmëria dhe kredibiliteti i marrëdhënieve është tronditur thellë. Duhen hapa konkret nga Kurtit. Kosova nuk është një projekt aventurier nga Perëndimi, por është një shtet. Kurti do të ketë pasoja nga kjo situatë. Askush nuk do donte dhe do të lejojë që të ketë një tenxhere tjetër e presion që do të ziejë.
Vuçiç është gangster politik që ecën me dy standardë. nga një anë largohet nga partia e tij dhe nga ana tjetër kërkon të hap një front politik. Nga një anë i buzëqesh Moskës dhe nga një anë Perëndimit. Tashmë është një maskë e çjerrë. Hipokrizia e tij duhet të marrë fund, ku edhe Moska e ka kuptuar. Besoj se Rusia e ka të humbur këtë betejë, luftën në Ukrainë. Askush të mos mendojë se Perëndimi do të humbë. Nuk po ndeshet Rusia me Ukrainën, por demokracia me urinë e Putinit. Ballkani Perëndimor është i blinduar për sa i përket sigurisë. Të gjithë këto aventura që sillen me delegime janë të destinuara të dështojnë dhe nuk kemi pse kompleksohemi.
Ne duhet të japim kontributin tonë. Nuk duhet të kalojnë si ngjarje periferike dhe sporadike.
Qeveria duhet të ulet me këmbë në tokë. Edhe opozita nuk duhet të struket, por të japë alternativën e saj. Në Shqipëri mund të bëhet luftë për pushtet, ndërsa në Kosovë për shtet. Nuk duhet parë karrigia e Kurtit.
Federika Mogerini nuk mban asnjë përgjegjësi për dështimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, Kurti po tregohet kontradiktor. Prezenca e SHBA-ve në Kosovë e ka të qartë backgroun-in.
Me gjithë dëshirën e Rusisë dhe Kinës, rajoni i Ballkanit duk do të destabilizohet. SHBA dhe NATO nuk do e lejojë kurrë. SHBA-të nuk do të marrin këshilla nga Kina, që bën thirrje për të marrë kontroll në Kosovë. Ka shkuar shumë larg Kina dhe unë gjej rastin ta hedh poshtë për paqe. Kjo nuk është rruga dhe gjuha për marrëdhëniet e mira mes tyre. Nuk do i plotësohet dëshira as Moskës, as Beogradit dhe Pekinit. Edhe kapacitet lokale si Shqipëria, Mali i Zi, edhe Kosova në orët në vijim do të gjejë rrugën e komunikimit.
Duhet të kërkohet një hetim për autorët e këtyre krimeve. Të kërkohet nga KFOR për identifikimin e autorëve. Shqipëria po mban një qëndrim moderues dhe të luajë një rol konstruktiv. Shqipëria nuk ka pse të nxisë, pro duhet të presë çdo hap për qetësimin e situatës në veri të Kosovës”, u shpreh ish-ambasadori.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–