Sun, Nov 24, 2024

Tendera pa garë dhe shit-blerje e pasurisë publike, deputeti i PD: 770 milionë euro të vjedhura nga buxheti shtetit. Organet të vënë përgjegjësit para drejtësisë

  • PublishedMay 30, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka deklaruar se KLSH ka evidentuar që 770 milionë euro të vjedhura nga buxheti shtetit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Sula se referuar KLSH, fusha e parë ku ka pasur shkelje tek të ardhurat dhe kategorizuar si dëm ekonomik është ajo e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore.

Ai deklaroi se qytetarët duhet të kërkojnë llogari qeverisë për në fakt të tillë, ndërkohë që organet përkatëse duhet të kryejnë hetime në lidhje me abuzimet dhe të vendosin para drejtësisë përgjegjësit.

Postimi plotë:

Fakt/ 770 milionë euro të vjedhura nga buxheti shtetit, kush mban përgjegjësi?!
Shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Ky është një fakt që meriton vëmendjen e organeve të drejtësisë, por jo më pak edhe të qytetarëve.
Institucioni suprem i auditit (KLSH) ka zbuluar se rreth 770 milionë euro janë vjedhur në institucionet shqiptare.
Kjo është një vjedhje që për mendimin tim organet e hetimit nuk duhet ti zinte gjumi deri në gjetjen e autorëve. Aq më tepër që rastet janë shfaqur ku zyrtarët shtetërorë fshehin paratë në tubat e aspiratorëve.
KLSH nxjerr në pah disa fakte shumë të rëndësishme. ‘Fusha e parë ku ka pasur shkelje tek të ardhurat dhe kategorizuar si dëm ekonomik është ajo e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore’.
Kjo tregonë se pronat publike jepen pa studjim fizibiliteti, jepen me para nën dorë tek pushtetarët dhe përfitimi i qytetarëve të cilët janë të gjithë pronarë tek këto pasuri është zero.
Fakt tjetër është se sa i takon dëmit ekonomik në shpenzime, fusha që mban rekordin është ajo e investimeve dhe pas saj vijnë pagat, sigurimet dhe shpërblimet.
Kjo konfirmon denoncimet që vazhdimisht kemi bërë ne si opozitë për tenderat pa garë, për abuzimet e mëdha dhe për punësimet politike.
Janë të dhëna shumë të rëndësishme që së pari qytetarët duhet ti ndërgjegjësojë për të kërkuar llogari te qeverisja dhe organet e hetimit të hetojnë abuzimet dhe të vendosin para drejtësisë abuzuesit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.