Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për nipin e deputetit të PS
SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rraja, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja.
Ai akuzohet si atentator ndaj ish-prokurorit Ardin Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i tij, Andi Maloku. Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24 se disa sende personale të gjetura dhe gjurmët e gishtave ishin provat më të forta që SPAK renditi ndaj Rrajës. Sipas prokurorit të çështjes, 6 muaj para ngjarjes kanë vjedhur një automjet.
Sakaq, SPAK kërkon 35 vite burg për Arjol Halilaj, i akuzuar si bashkëpunëtor.
Në automjetin e autorëve është gjetur dhe një bidon me benzinë. Vetë Rrahja është shprehur se ditën e ngjarjes ka qenë në Durrës, por për të darkuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–