Sat, Nov 23, 2024

Ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshme, Rama: Nuk do të ketë tolerime për shkelësit e ligjit. Task Forca është në terren çdo ditë

  • PublishedMay 31, 2023

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka reaguar sërish lidhur me tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshme.

Rama shkruan se nuk do të ketë asnjë tolerim për shkelësit e ligjit, duke shtuar se Task Forca vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet.

REAGIMI:

Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara

Pas një fushate shëmbullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakomshme të reduktimit të plastikës, TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.