Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Fuga: Sot flamurin vëreni në gjysmë shtizë, kultura kombëtare ka marrë një goditje vdekjeprurëse
Akademiku Artan Fuga ka reaguar sot lidhur me vendimin e Qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Në një reagim në Facebook ai thotë se sot flamuri duhet vënë në gjysmë shtizë duke shtuar se kultura kombëtare ka marrë një goditje vdekjeprurëse.
Statusi
Mbaroi!
Vijeni flamurin ne gjysme shtize sot!
Mos kujtoje njeri se nuk e dija qe letra ime me shume do ta ndizte zjarrin e pasionit shkaterrues. Por, te lutesh per kulturen kombetare nuk eshte kurre turp. Eshte nder. Une mund edhe te lyp per kete. Di edhe te tjera gjera te bej.
Me durim.
Qysh sot, Shqiperia, pas ndofta nje shekulli, nuk do te kete me institute per albanologji, as nje Qender albanologjike si institucion me vete.
Hendeku eshte bere gremine.
Kultura kombetare ka marre keshtu nje goditje vdekjeprurese.
Pallavrat pa lidhje ne sherbim te lobive antikombetare nuk e mbulojne dot gjemen e ndodhur.
Shihni programet mesimore te gjimnazit, aprovuar nga ministria e arsimit, nje keqtrajtim i ndyre i trashegimise letrare, filozofike, artistike, kulturore kombetare, nje minim me tritol administrativ i traditave tona qe duhej te mbanin lidhur popullin me atdheun.
Eshte nje platforme e tere!
Dhe pyesin gjoja te habitur: Perse ikin shqiptaret nga atdheu, nuk ikin serbet, nuk ikin boshnjaket, nuk ikin maqedonasit! Ja perse ikin. Se n’a kane thare cdo gje kombetare.
Eshte nje disfate tjeter. Shume me e ndershme ama se ajo e atyre qe me te tilla fitore do te kene turpin me vete.
Mund te luash me pushtetin, por me Historine kurre.
Kujtesa nuk do ta harroje. Ka pasur kohe edhe me erreta dhe hiri eshte ndezur perseri.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–