Shkrirja e ASA-s, Akademia e Shkencave pro vendimit të qeverisë: Mundësi për zhvillim të mëtejshëm
Pas miratimit të vendimit nga Këshilli i Ministrave për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe bashkimin e saj me Akademinë e Shkencave, vjen reagimi nga institucioni përkatës.
Akademia e Shkencave është shprehur pro vendimit të qeverisë, ku deklaroi se do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim të mëtejshëm të shkencave albanologjike.
“Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet vendimin e Qeverisë për bashkimin e saj me Akademinë e Studimeve Albanologjike, duke e konsideruar atë si një vendim që u jep të dy institucioneve mundësinë dhe përgjegjësinë për zhvillimin në një nivel të ri të shkencave albanologjike.
Statusi i ri që u jepet instituteve shkencore të albanologjisë si pjesë elitare e sistemit të kërkimit shkencor, pas një periudhe veprimtarie jo në përputhje me ligjet në fuqi, do të forcojë dukshëm edhe vetë statusin e punonjësve shkencorë.
Ky vendim shpreh rritjen e interesit e të angazhimit të qeverisjes për të rritur dhe evidencuar financimin dhe investimet për kërkimin shkencor, ashtu siç po vepron me mbështetjen për tri projektet madhore në albanologji”, është shprehur Akademia e Shkencave.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–