Vrasja në Itali/ Pretendoi se është kërcënuar nga familja e bashkëshortit, kunata e Tefta Malaj hedh poshtë akuzat: Kërkoi të jetonte me mua, por…
Kunata e Tefta Malaj, Raba Malaj ka hedhur poshtë akuzat për kërcënim nga ajo apo familjarët e saj.
Në një lidhje telefonike me studionin e emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Raba tha se Tefta i ka kërkuar të jetonte me të, por kërkesa e saj nuk u pranua, pas diskutimit me bashkëshortin e saj.
Sakaq tha se nuk u falënderua nga kunata e saj Tefta, për gjithë mundin dhe sakrificat që ka bërë.
“Unë kam vetëm dy fjalë për të thënë. Kemi ardhur në emigrim për të punuar e jo për të bërë budalliqe. Ajo më mori në telefon dhe më tha që do të vijë të jetojë me mua. Unë nuk pranova pasi jetoj me bashkëshortin. Ajo e shkatërroi familjen e saj, nuk ka pse më ndodh mua. Me vjen keq, por nuk e kam pranuar. Nuk është kërcënuar nga unë. Kur më pyeti i thashë në fillim që po, por e diskutova me bashkëshortin më tha që nuk mund të bëhej. ‘Të dy e bënë dhe të dy ta vuajnë’, më tha burri. Nuk më tha as faleminderit, por ‘kam lënë Zotin’”, u shpreh ajo.
Taulant Malaj, babai i familjes ka vrarë me thikë vajzën e tij Xhesika dhe një shtetas italian, sakaq ka goditur po me thikë bashkëshorten e tij në Itali, pak javë më parë.
https://www.youtube.com/watch?v=8JuRbyQL83A
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–