IMT aksion për shembjen e një ndërtesë dykatëshe në Vlorë, familjarët kundërshtojnë, gruaja bashkë me vajzën hipin në tarracë
IMT ka nisur aksionin për shembjen e një ndërtesë dykatëshe në zonë e Skelës në Vlorë.
Situata është tensionuar pasi një familje ka kundërshtuar shpronësimin. Ndërsa një grua së bashku me vajzën kanë hipur në tarracë.
Familjari Hoxhaj ka thënë: ‘Banesën e kam me hipotekë të rregullt’.
Sakaq theksohet se shembja do të bëhej në kuadër të një objekti për gjelbërim. Në këtë ndërtesë janë 7 familje.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–