“Këta janë fantazma”, Berisha publikon videon në “Open”: Shikoni operatorin në Kamëz, voton ai për qytetaren. Ka ndodhur mbi 130 herë
Sali Berisha ka publikuar në emisionin “Open” në News24 disa video ku pretendohet se nuk kanë votuar qytetarët por operatorët.
Kjo sipas ish-kryeministrit ka ndodhur në Kamëz, ku sipas tiji një operator ka votuar 130 herë.
Në videon e dytë ai ka zbuluar pamje nga një qendër votimi, duke treguar se si një operator ka votuar me disa karta për persona që nuk kanë qenë prezentë në ditën e votimit.
Ai zbuloi personin që ka votuar me kartat, duke ironizuar se “kartat kanë qenë me karikatorë”.
“Hynë votuesja, nuk voton, por për të voton përgjegjësi, kjo ka ndodhur në Kamzës. Kam informacion që ka pasur raste kur një operator ka votuar 130 herë. Kësaj here nuk janë mesazhe, por kamerat e qendrës së votimit. Kemi denoncuar dhe me emra. Operatori nuk ka asnjë punë që të shkojë aty. Një veprim i tillë është anti-Kushtetuese. Ka një vendim të Kushtetueses të 2001 në mos gaboj, ku e shpall anti-kushtetues votimin për tjetrin apo votimin familjar. Nëse ka votim të tillë shpallet anti-kushtetues zgjedhja në atë zonë. Po mbledhim të dhëna sepse nuk do bëjmë asnjë akuzë të pabazuar. Në video kemi një njeri që ka votuar me 15 karta. Operatorët votojnë vetë. Nga 6 qendra ku janë parë videot e plota 240 raste ka votuar operatori. E ka shndërruar administratën në polici elektorale. Nga Tirana në çdo qendër votimi, në Mat është dërguar nëpunësi aktivist që ulej në mes të qendrës së votimi”, tha ndër të tjera Berisha.
“Vendimi përfundimtar do jepet pasi të analizohen të gjitha të dhënat që disponojmë. Një numër i konsiderueshëm mandatesh i janë marrë Bashkë Fitojmë. 9600 votues në Durrës ka rezultuar se kanë votuar pa u verifikuar. Pa diskutim që kjo ndryshon rezultatin. Ne po nxjerrim tani për çdo rreth votuesit shëtitës. Këta janë fantazma të cilët në një verifikim të bërë, një drejtori i bashkisë së Tiranës kishte regjistruar 16 vetë në 4 apartamente të tij bosh…”, tha Berisha.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–