Sun, Nov 24, 2024

“Opozita në 2021 donte të qeveriste me PS-në”, Berisha: 160 mijë zgjedhës shkuan të votojnë dhe u kthyen pas, vepër e Ramës dhe Çuçit

  • PublishedJune 1, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Berisha deklaroi se ditën e 14 majit, rreth 160 mijë votues kishin shkuar në qendrat e votimit larg vendbanimeve ku ishin emrat e tyre dhe nuk kishin arritur të votonin duke u kthyer pas, gjë që e cilësoi si një vepër të kryeministrit Rama dhe ministrit Bledi Çuçi.

Sakaq, ai u kthye pas te zgjedhjet e vitit 2021, duke thënë se opozita asokohe u mor me karrigen dhe shikonte si të qeveriste me Edi Ramën e të dilte kundër Berishës.

“Eurostat thotë se në 8 vitet e fundit kanë ikur 937 mijë shqiptarë drejt zonës së Shengenit. Të mendosh se janë në Shqipëri 2 milionë zgjedhës nuk ka irrealizëm më të madh. Ato shifra i jep një njeri që jeton në kompjuterin e tij dhe u thotë shqiptarëve që s’kanë votuar 700 mijë shqiptarë. se nuk dua ta fyej. A votuan 1.4 milionë. Të marrim dhe 700 shkon 2.1, të marrim dhe 900 mijë që kanë ikur, sa shkojnë?

Për herë të parë pas vitit 2001 u përdor ndryshimi i adresave. 1.3 milionë zgjedhës ndryshuan adresën, disa prej tyre në vende fqinje. Ne e kemi konstatuar dhe e kemi çuar në SKAP. Edi Rama dhe Çuçi kishin skemën e përjashtimit të mijërave nga votimit. Atë ditë ndodhi që 160 mijë shkuan të votojnë dhe nuk votuan. Shkoi në Prrenjas kur e kishte në Tiranë, e kishin në Tropojë e me radhë. Ky ishte mekanizmi. Kjo praktikë manipulimi u përdor në vitin 2001. Kur gjetëm se 1.3 mln vetëve iu ndryshua qendra e votimit, Rama dhe Çuçi refuzuan të rikthejnë listat si ishin.

Opozita ka marrë 40% të votave se 100 mijë vota i mori logoja. Ky është deformimi absolut. Është grabitje e mandateve. Nëse në 2021 do bëhej ky proces dhe opozita do ngrihej në të drejtën e saj Rama nuk do guxonte kurrë të çonte zarfe në mes të fushatës. Por opozita asokohe u mor me karrigen dhe shikonte si të qeveriste me Edi Ramën dhe shikonte si të dilte kundër Sali Berishës. Votën nuk e mbroj me armë. Po e mbroj votën dhe të jeni të bindur se po punojmë. Opozita nuk ka fituar, por as ai nuk ka fituar. Ai e ka blerë fitoren. 100% është blerë në Durrës e Elbasan. Kam thënë para 3 muajsh që zgjedhje me Ramën nuk ka”, u shpreh Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.